Federata e Futbollit të Spanjës ka njoftuar se përzgjedhësi Luis Enrique më 15 mars do të shpallë listën për ndeshjet e ardhshme.
Por në njoftim, Federata e Futbollit e Spanjës nuk ka pasur trajtim të barabartë për Kosovën ashtu si për përfaqësueset tjera.
Kosovës, Federata e Futbollit e Spanjës i është referuar si “territori i Kosovës”. “Spanja nis rrugën për në Katari 2022 ndaj Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Spanjës.
Kosova është e pranuar me të drejta të plota në UEFA e FIFA me emrin zyrtar të saj. Por Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe tani as ndaj përfaqësueses nuk ka pasur qasje si ndaj përfaqësueseve tjera.