Kosova prej ditësh po përballet me një rritje të rasteve të infektimeve nga pandemia COVID-19. Mjeku Ilir Tolaj thotë se rritja e infektimeve lidhet drejtpërdrejt më fushatën elektorale, ku partitë së bashku me qytetarët nuk respektuan masat kundër pandemisë.
“Kemi një rritje të rasteve të reja në veçanti pas datës 14 shkurt, gjë që është në lidhje direkte nga tubimet e pakontrolluara gjatë fushatës. Kjo rritje nuk ishte e jashtëzakonshme. Ne ende nuk kemi regjistruar të kemi mbi 600 raste të reja ditore, ndërsa në ditët e fundit kemi një ulje të rasteve”, tha ajo.
Ai theksoi se aktualisht situata epidemilogjike tregon se kemi të bëjmë me një valë të re të pandemisë, por kjo shtoi Tolaj nuk është aq agresive saç ishte vala e dytë.
“Është një situatë epidemiologjike që tregon për një valë të re të pandemisë, por nuk është se është e një niveli siç ka qenë vala e dytë . Nëse në javën që vjen nuk do kemi rritje të rasteve, atëherë masat e reja nuk ka nevojë që të merren, por është mirë të respektohen këto masat elementare dhe besoj se Kosova do mund ta kontrollojë pandeminë”, theksoi Tolaj.
Epidemilogu përcolli kritika të forta ndaj autoriteteve të Kosovës, për të cilat tha se kanë dështuar në sigurimin e vaksinës.
“Autoritetet kanë dështuar në sigurimin e vaksinës. Jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi siguruar asnjë dozë vaksine përkundër deklarimeve pompoze të muajve më parë se vaksina do vinte me kohë dhe do të jetë në sasi të mjaftueshme”, shtoi mjeku./Euronews.al