Lidhja Demokratike e Kosovës sot mbajti zgjedhjet për kryetar të ri.
Në mesin e tre kandidatëve, Lumir Abdixhiku mposhti me vota Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën. Abdixhiku, përpos jetës aktive në politikë, njihet edhe si pasionant i madh i futbollit, shkruan Indeksonline.
Ai është tifoz i flaktë i ekipit italian Milan. Disa herë, Abdixhiku ka vizituar stadiumin ‘San Siro’ për të ndjekur nga afër ndeshjet e Milanit.