Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, ka deklaruar se LDK’ja duhet të qëndroj në sallë dhe të votoj Vjosa Osmanin për presidente të vendit, raporton Gazeta Express.
E ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ajo ka thënë se LDK’ja ka votuar edhe ish-presidentin Hashim Thaçi për këtë pozitë, andaj duhet ta votoj edhe Osmanin.
“ LDK duhet të qëndroj në sallë dhe të votoj zonjën Osmani. Unë personalisht mendoj që duhet të qëndrojmë në sallë dhe të votojmë. LDK në marrëveshje me PDK’në ka votuar Thaçin për president. Atëherë LDK’ja ka pasur marrëvedhje me PDK’në. Por në këtë rast, zonjën Osmani, një zonjë me kaq autoritet, që qytetarët kanë treguar se po e dojnë për presidente, ne duhet ta votojmë. Disponimi është që ta votojmë me shumë dëshirë”, ka theksuar ajo.
Bunjaku ka thënë se për këtë vendim do të konsultohen edhe njëherë me kryetarin e ri.
Përndryshe, ajo ka thënë se LDK ka gabuar kur e ka përjashtuar Osmanin nga partia.
“Gabimi ynë ka qenë përjashtimi i zonjës Osmani. Unë kam votuar kundër përjashtimit të saj. Gabimi tjetër ka qenë rrëzimi i Qeverisë Kurti, që të binden qytetarët se si do të udhëheq ai. Ai ka pasur shumë procese të mëdha para vetes dhe do të dështonte”, ka thënë ajo./Express/