Komuna e Bujanocit ka fituar një projekt gjigant, rreth 31 milionë euro, i cili vlerësohet më i rëndësishmi në historinë e saj. Në fakt bëhet fjalë për investime strategjike si pjesë të programit të Qeverisë së Serbisë “Serbia e Pastër”, në kuadër të të cilit Komuna e Bujanocit është radhitur në mesin e 65 Komunave përfituese, ka njoftuar kryetari i Komunës s ëBujanocit Nagip Arifi, përmes faqes së tij në rrjete sociale.
“Me minisitrin Tomislav Momirović u dakorduam që ky projekt të fillojë sapo të bëhen përgatitjet e dokumentacioneve të nevojshme. Projekti në fjalë përfshinë sferën e infrastrukturës dhe punësimeve për qytetarët e vendit tonë”, ka thënë vec tjerash Arifi.
Në fakt në postimin e z. Arifi shihet edhe deklarata e publikuar nga Ministri Tomislav Momirovic, i cili ka deklaruar se me Kryetarin e Komunës së Bujanocit janë dakorduar për projektet e investimeve në Infrastrukturën Komunale, të cilat kapin shumën 31 milionë Euro.
Postimi i Plotë i Kryetarit te Komunes se Bujanocit, Nagip Arifi
LAJM SHUMË I MIRË VJEN SOT PËR BUJANOCIN DHE QYTETARËT TANË!
Pas një angazhimi dhe përpjekje të vazhdueshme, sot arritëm që për Komunën tonë të fitojmë një projekt aq gjigant me vlerë prej 31 milion euro në kuadër të programit “Serbia e Pastërt”.
Me minisitrin Tomislav Momirović u dakorduam që ky projekt të fillojë sapo të bëhen përgatitjet e dokumentacioneve të nevojshme.
Projekti në fjalë përfshinë sferën e infrastrukturës dhe punësimeve për qytetarët e vendit tonë.
Ky projekt tregon edhe synimin tonë që Bujanoci të jetë epiqendër e investimeve, dhe kjo e rendit komunën tonë si më tĕ mirat ndër 65 komunat pjesëmarrëse të këtij projekti në tërë Serbinë.