Ne si Komitet i trajtojmë njësoj të gjitha komunitetet, por nuk jemi adresa për mbylljen as për hapjen e lokaleve hoteliere!
Sot në seancën e Komitetit për Komunitete, e shqyrtuam peticionin e qytetarëve të minoritetit serb të Shillovës lidhur me shqetësimet që sipas tyre po i shkaktojnë tri lokale hoteliere, të cilët me veprimtaritë e tyre po e rrezikojnë rendin dhe qetësinë publike në Shillovë.
Përkundër insistimit të tyre dhe të disa anëtarëve të këtij komiteti që të mbyllen këto tri lokale, qëndrimi im ishte se ne nuk jemi kompetent të mbyllim as të hapim lokale hoteliere, por të rekomandojmë istitucioneve kompetente të Komunës që të ndërmarrin masa rigoroze në zbatimin e ligjeve dhe të rregulloreve komunale në fuqi, për funksionim normal të këtyre tri lokaleve në Shillovë, të piketuara (në peticion) si problematike.
Me këtë rast unë shpreha keqardhje për shqetësimet e qyetarëve serb të Shillovës, ndaj dhash kontributin tim rekomandues që me këtë çështje të merren urgjentisht institucionet përgjegjëse të komunës.
Fatkeqësisht, pati zëra nga përfaqësuesë të komunitetit serb, që kësaj çështjeje t’i ipet konotacion me përmbajtje ndëretnike, të cilën gjë e kundërshtova ngase, sipas informacioneve për këtë rast, nuk ka asnjë element të kësaj natyreje.
Qytetarët janë të lirë të frekuentojnë të gjitha lokalet – kafenetë, por janë organet përgjegjëgjëse ato të cilat duhet ta mbikqyrin zbatimin e ligjshmërisë së secilës veprimtari hoteliere në komunë si dhe të marrin masa ndaj tyre dhe ndaj secilin qytetar (klient në këtë rast) që bie ndesh me ligjin për rendin dhe qetësinë publike.
Fatmirësisht komuna e Gjilanit shquhet për raportet të mira ndëretnike dhe për jetë të lirë të të gjitha komuniteteve.
Shefik Surdulli /anëtar i Komitetit Komunal për Komunitete, nga PDK Gjilan/