Gjatë mbrëmjes së sotme u raportua në media që në Gjilan është arrestuar Drejtori i ATK-së Alban Qerimi.
Drejtoria për Krime Ekonomike që funksionon në kuadër të Policisë së Kosovës, në aksionin e saj që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, ka arrestuar Drejtorin e ATK-së Alban Qerimi.
Por ky lajm është demantuar, pasi nuk bëhet fjalë për arrestimin e Drejtorit të ATK-së Alban Qerimi, mëson Radio Star nga burimet e saj.
Burimet e Radio Star bëjnë të ditur se Drejtori i ATK-së në Gjilan, Alban Qerimi nuk është arrestuar, mësohet se Qerimi është intervistuar dhe është liruar dhe vazhdon të kryej punën si Drejtor i ATK-së.
Radio Star do të ju mbajë të informuar rreth këtij lajmi.