Ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviq ka treguar sfidat që sipas tij e presin Kosovën dhe dialogun me Serbinë nën udhëheqjen e liderit të Vetëvendosjea, Albin Kurti. Ai ka thënë se dialogu vështirë se do të vazhdojë.
“Ka të gjitha shanset që Kurti ta formojë një qeveri, sepse ai tashmë ka siguruar shumicën dhe për këtë ai ka mbështetjen e qendrave perëndimore të pushtetit, të cilat mbështesin pavarësinë e Kosovës. Unë mendoj se Uashingtoni dhe Brukseli do të luajnë një rol vendimtar në atë skenë, për të krijuar kushte për funksionimin normal dhe për të siguruar një mundësi për rinovimin e dialogut në mënyrë që të zgjidhet çështja e Kosovës”, tha Milivojeviq për “Kosovo Online”.
Sidoqoftë, diplomati me përvojë thotë se situat e ndërlikuar është në lidhje me zgjedhjen e Presidentit. Insistimi i Kosovës për përfundimin e dialogut me njohje reciptoke, sipas tij do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e tij.
“Tani zgjedhja e presidentit është praktikisht në rendin e ditës, ne do të shohim nëse do të realizohet. Sidoqoftë, ajo që është kryesore për vazhdimin e dialogut është platforma. Nëse qëndrojmë në platformën e ofruar nga Kurti, vështirë se do të dialogojmë. Serbia absolutisht ka një qëndrim të qartë se është e mundur të flasim vetëm për normalizimin, dhe jo nga pozicionet maksimaliste që nënkuptojnë njohje dhe asgjë tjetër. Prandaj, vazhdimi i dialogut do të varet nga kjo. Unë mendoj se kjo do të varet kryesisht nga qendrat e fuqive perëndimore, të cilat janë të interesuara për ta vazhduar dialogun dhe të cilat do të veprojnë me vendosmëri ndaj Kurtit dhe autoriteteve në Prishtinë për të krijuar kushte për vazhdimin e negociatave”, thekson Milivojeviq.