Shkruan:Arba Aliu
A ndihen të tradhëtuar votuesit e LDK-së së këtij regjioni nga kryesia e re e krijuar nga kjo parti?
Çfarë do të ndodh tutje?
Pas goditjes së parë nga LDK-ja për mos-zgjedhjen e Lutfi Hazirit si kryetar meritor të kësaj partie, përkundër kontributit të madh në këtë subjekt, nuk lanë shumë kohë për t’i dhënë goditjen e rradhës këtij regjioni.
Pas zgjedhjes së kryesis së e re të LDK-së, disa persona të vjetër në këtë parti u larguan, e u futën emra të rinjë në listë, disa më meritor dhe disa jo, por mbi të gjitha Anamoravës iu dha viza e kuqe prap.
E vetmja deputete e këtij mandati nga partia LDK-së, nga regjioni Anamoravës znj.Valentina Bunjaku Rexhepi u la jashtë kryesisë.
E drejtë apo jo do të shihet në ditët në vazhdim.
Fakti që deputetja më e votuar e kësaj partie në këtë regjion nuk u fut në kryesi, nuk i bëri përshtypje askujt e sidomos personave në krye të saj.
Më të irrituarit po ndjehen votuesit e saj të cilët nuk po e presin mirë aspak, për shkak se sipas tyre vota është besim, e kësaj here besimi qytetar iu dha maksimalisht përkundër rezultatit të dobët të LDK- së znj.Bunjaku, mirëpo nuk iu dha edhe besimi nga partia e saj, e që arsyet qofshin ato partiake ose personale nuk dihen akoma.
Duhet të përmendur fakti që poashtu znj.Bunjaku para zgjedhjeve të kuvendit të LDK-së kishte dal hapur në shfaqjen e përkrahjes për të parin e Gjilanit, kryetarin Lutfi Haziri.
A është e drejtë e gjithë kjo? A duhet të ndëshkohen prap votuesit e kësaj partie? A është e lënë Anamorava pas dore?
Këtyre pyetjeve iu takojnë qytetarëve, të cilët presim t’ju përgjigjen në zgjedhjet e radhës!