Në Spitalin e Gjilanit në 24-orët e fundit kanë humbur jetën tre pacientë nga COVID-19.
Gjendja me koronavirusin në spitalin e Gjilanit është mjaft e rënduar.
Drejtori Nysret Hajrullahu, ka thënë se aktualisht janë 102 pacientë të shtruar të cilet po marin trajtim për Covid-19.
“Aktualisht janë 102 pacientë të shtruar në spital në të gjitha njësitë përkatëse të Covidit. Është rritur shumë numri i të shtrfuarëve, i shpërndarë në gjashtë njësi të Covidit të riorganizuara të reparteve të ndryshme të spitalit”, u shpreh ai për Indeksonline.net