Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të hënën ka marrë vendim që testet për COVID-19 t’i bëjë vetëm me udhëzim paraprak.
Kështu merr vesh Klan Kosova, nga burimet brenda Institutit.
Tutje thuhet se janë ndaluar edhe testimet për ata që dëshirojnë që të udhëtojnë jashtë vendit për vizë turistike, të cilëve u duhet dëshmia e testit PCR.
“Testet do t’i bëhen vetëm atyre që dëshirojnë të udhëtojnë jashtë shtetit, për nevoja shëndetësore”, thuhet sipas burimit.