Ditët e fundit numri i rasteve me Covid-19 është rritur ndjeshëm në vendin tonë.
Vetëm në intervalin kohor të 24-orëve në vendin tonë kanë humbur jetën nga Covid dhjetë persona si dhe kanë rezultuar pozitivë 836 të tjerë.
Duke parë situatën e rënduar në vend, infektologu Hamdi Ramadani sygjeron që të merren masa të reja kufizuese.
“Kjo situatë e rënduar, duhet ndalur me masa tejet kufizuese siç po bën Gjermania, Italia dhe Belgjika. Masa kufizuese me më pak njerëz se 5 veta, ndalim tubimesh me shumë persona se ajo shifër, maska të vendoset drejt, jo veq ne formë formale, me mbyllje goje dhe hunde, duart të mbahen me higjene dhe masa dezinfektuese, distanca sociale të jetë mjaft strikte, jo si deri tani”.
“Është shqetësuese fakti se mujin e fundit dhe më herët, kemi rritje te rasteve me semundje epidemike Covid dhe po ashtu dhe rritje te rasteve me vdekje të qytetarëve. Kjo është brengosëse dhe serioze pasiqë trendi i pandemisë po ecën ne drejtim të rritjes.
Ramadani në një prononcim për gazeten Blic tha se nuk është bërë sa duhet nga Qeveria, Instituti Epidemielogjik dhe qytetarët në luftimin e Pandemisë.
“Nuk është berë sa duhet në luftimin e pandemise Covid -19 si nga organet kompetente shëndetësore,
nga ana e Institut epidemilogjk në veqanti dhe organeve qeveritare, por edhe nga komuniteti jonë”.