Edhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është prekur nga koronavirusi.
Burimet e “Zërit” brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se Sejdiu është i prekur me COVID-19 dhe është i shtrirë në Infektivë.
Sipas mjekëve, jozyrtarisht,është konfirmuar se gjendja shendetesore e Sejdiut dhe gruas së tij për momentin është stabile dhe se po trajtohen me terapitë adekuate për ta luftuar këtë sëmundje.