Sipas burimeve të konfirmuara të Lajmi-AL personi për të cilin raportuam më parë se ka mbetur pa shenja jete afër barnatores “Beladona” në qendër të Bujanocit është Mefail Ramadani imami i xhamisë së fshatit Zarbincë të Malësis së Bujanocit.
I ndjeri një periudhë ta gjatë ka shërbyer jo vetëm si imam në xhaminë e Zarbincës në Malësinë e Bujnaocit por edhe kontribues i denjë i shumë iniciativave me qëllim përmirësimin e jetës së banorëve të Malësisë së Bujanocit.
Hoxha i ndjerë ishte pjesë e shuma aksioneve duke i dalë në ndihmë banorëve të kësaj ane nga ku edhe vet ishte me prejardhje.
Edhe pse jetonte në Gjilan imami asnjë xhuma nuk i kishte harruar banorët e Malësisë, pamvarësisht kushteve klimatike ai i qëndroi besnik deri në frymën e fundit bashkëvendasve të tijë.
Ramadani ishte vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kineze, ndërsa sot e kishte marrë edhe dozën e dytë, Ai vuante nga diabeti dhe sëmundje kardiovaskulare, ndërsa sipas informatave që kemi siguruar shkaqet që kanë çuar në vdekjen e tij do të mësohen pas një obduksioni të bërë./LajmiAL/