Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se secili deputet i LDK-së është i lirë të shpreh qëndrimin e tij.
Haziri në një lidhje direkt në Frontal të T7 u shpreh se LDK-ja ka qëndrim unik. Duke folur për deputetët skeptik të partisë lidhur me votën për president, Haziri tha se duhet të pyeten deputetët që do të votojnë.
Kryetari i Gjilanit përsëriti atë se secili deputet ka të drejt që lirshëm të votojë.
“Secili deputet secili anëtar i kryesisë ka të drejt me e shpreh qëndrimin e vet, prandaj secili deputet në seancë do ta shpreh mendimin e vet. Kjo është pyetje që duhet t’ua adresoni deputetëve të partisë, asnjë deputet i LDK-së nuk dallon prej tjetrit. Ne kemi qëndrim unik si LDK, dhe deputetët tanë janë të lirë që të shprehin qëndrimin e tyre me votë. LDK i ka dhënë vendit gjithmonë stabilitet institucional, përveç Vjosa Osmanit, emri i dytë nuk është shpall ende”, tha Haziri.
Haziri tha se deputeti Agim Veliu e ushtron rolin e tij si deputet shumë mirë.
“Në frymën kushtetuese rolin e deputetit askush më mirë se Agim Veliu nuk mund ta ushtrojë. Tendenca është me e nda politikën por në këtë frymë LDK do të qëndrojë unike, demokracia e brendshme në LDK është vlerë”, tha ai.