Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura ka thënë se Murat Jashari është kandidati i vetëm që i plotëson atributet e një burrështetasi për të qenë president i vendit.
Ai ka ftuar subjektet politike të ju thonë stop eksperimenteve.
“Kandidati i vetëm që plotëson atributet e një burrështetasi për të qenë President i Republikës së Kosovës është Murat Jashari!Ftoj subjektet politike të ju thonë stop eksperimentëve”, shkroi Nura.
Edhe kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se vetëm Murat Jashari meriton të jetë President i Kosovës.
Ai ka thënë se presidenti është shtylla që nuk bën të luhatet, shtylla e ngulitur thellë në themelet e shtetit, shtylla e drejtë dhe jo shtyllë që lakohet nga çdo furtunë.