Kryetari i “Partia e Fortë”, Visar Arifaj ka treguar se si mund të votojë diaspora pas tentimit të Albin Kurtit për të ndryshuar ligjin për zgjedhje që i mundëson diasporës që të votojnë në Ambasada e konsullata.
Arifaj ka thënë se mënyra e votimit duhet të bëhet online.
Nëse përnime doni me e lehtësu votimin e diasporës, atëherë duhet me e mundësu votimin online.
Jo, nuk bohet brenda natës, po nëse e keni ndërmend me e përfundu nji mandat katër vjeçar, atëherë ka boll kohë. Ka qindra mënyra të verifikimit t’identitetit e t’sigurimit t’votës online. N’fakt nëse i llogarisim dhjetëra mijëra votat që shpallen t’pavlefshme me sistemin aktual, votimi online i diasporës osht zgjidhja e vetme e jo me i detyru me udhëtu qindra kilometra deri te ambasada apo konsulata ma e afërt. Mos t’flasim për problemet logjistike përcjellëse që kjo mënyrë i kish mbartë.
Nuk osht arsyetim me thonë që votimi online osht vështirë i realizushëm. Sot, aplikimi për vaskinat e COVID-19 n’Kosovë osht online. Pra, shtresa ma e moshume pritet me u regjistru në nji platformë online për nji çashtje që osht jetë a vdekje për ta. Nëse për vaksina po mujka me u bo regjistrimi online, mundet edhe votimi. Përveç nëse vota konsiderohet ma e vlefshme se jeta e njerëzve.
Sistemi zgjedhor n’Kosovë ka shumë mangësi. Hajde po e bojmë nji reformë t’mirëfilltë zgjedhore, t’mendume mirë e që mundet me na përcjellë për shumë gjenerata. Deri n’fund t’mandatit kryhet edhe çereku i parë i shekullit 21, t’sillemi sikur po jetojmë n’to. Jo spektakël me ligje t’aprovume brenda nate. Katër vjet mandat jonë ma se t’mjaftushme për këtë punë.
E kuptoj që shumë prej jush jeni t’impresionuar për mjeshtrinë e përdorimit të këtij ligji si manovër për sigurim të kuorumit. Kjo më së miri përmbledhet me fjalët e të madhit dhe strategut Lord Farquaad nga Duloc i cili na thotë “Some of you may die, but it’s a sacrifice I am willing to make,” (Shrek 2001).
Leni foret, kapni kacitë!