Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti, i cili votoi pro Glauk Konjufcës për pozitën e kryetarit të Kuvendit, deklaroi se do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente, shkraun Express.
Madje sipas tij kështu do duhej të votonin të gjithë deputetët e Kuvendit. Kjo sepse për të qëndruar në sallën e Kuvendit është kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Do ta votoj Vjosa Osmanin për presidente dhe do duhej ta votonin të gjithë deputetët sepse pos tjerash është kërkesë e SHBA’së”, ka thënë Xhavit Haliti.