Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-Covid të cilat do të jenë në fuqi nga data 7 deri më 18 prill. Kufizimi i lëvizjes është vendosur nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit, derisa institucionet publike dhe private të arsimit parauniveristar dhe universitar do të kalojnë në mësim online. Gastronomia do të pezullojë aktivitetin në këtë periudhë kohore bashkë me qendrat tregtare në të cilat do të funskionojnë vetëm market ushqimore dhe barnatoret.
Vendimi i ri i qeverisë thotë se qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, të mengjesit mund të bëhët vetëm për urgjencë apo ndihmë mjekësore dhe se në këtë periduhë mund të lëvizin personeli shëndetësor dhe operatorët ekonomik me leje të veçanta nga qeveria.
Masat i ka bërë të ditura ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Të gjitha institucionet publike e private të arsimit parauniversitar nga data 12 prill deri më datën 18 prill dhe të gjitha institucionet publike dhe private dhe univeristare nga data 7 prill deri më datën 18 prill obligohen që të organizojnë formën e mbajtjës së aktivitit mësimor sipas udhëzimeve të ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe institucioniet parashkollore dhe fillore vazhdojnë aktivitetin normalisht duke respektuar masat dhe rekomandimet kundër Covid-19. Përjashtim nga kjo pikë bënë mbarëvajtja e provimeve të cilat mudn të mbahen fizikisht në të gjitha institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat. Por duke respektuar masat dhe distancën fizike dhe duke u bërë ndajra në grupe nga vet personat”, tha ai.
Sipas vendimit, nga data 7 deri më 18 prill, konviktetet dhe menza do të pushojnë veprimtarinë e tyre.
Gjithashtu, ndalohen grumbullimet në më shumë se 10 persona.
“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit në më shumë se 10 persona, mblehdjet, seminaret, trajnimet, dasmat, ahengjet familjare, homazhet e ngjajshme, përjashtimisht mbajtja e pamjes ndalohet. Përjashtim bëjnë mbledhjet e Kuvenidt të Kosovës, Qeverisë apo mbledhje me interest ë vecantë public”, tha Vitia.
Vendimi përcakton që funeralet mund të orgaznizohen vetëm me familjarët e ngushtë.
“Ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare përvec shërbimeve esenciale në kudër të tyre, siç janë marketet ushqimore dhe farmacitë, nga data 7 prill deri më datën 18 prill…Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më datën 18 prill. Të njëjtat ndalohen edhe në hapsirat e brendshme të shërbimeve gastronomike, marketeve, furrave të bukes, burektoreve, qebaptoreve, pikave të shitjes së karburanteve. Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm më shërbimin merr me vete, dërgesë me porosi dhe drive”, tha ai.
Ndërsa në hotele, shërbimi i pijeve dhe ushqimit do të lejohet vetëm nëpër dhoma.
E transporti publik do të lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve dhe taksitë lejohen të punojnë me një pasagjer prapa ose tre nëse janë anëtarë të së njëjtës familje.
Ministri i Shëndetësië tha shtrëngimi i masave është i domosdoshëm.
“Në një situatë të tillë të gjendjes emergjente të shëndetit publik, është e nevojshme që të kufizohet liria e lëvizjës, liria e tubimit, e të drejtës së privatësisë, dhe lirisë së dhënies së shërbimeve dhe administrimit të biznesit. Këto kufizime janë të bazuara në Ligjin nr 07/L0006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, dhe ashtu sic kanë konstatuar ekspertët shëndetësor nga IKShPK dhe OBSH, janë rrepësisht të nevojshme atëherë kur situate epidemilogjike është e rënduar. Afatet kohore të përcaktuara në këtë vnedim shërbejnë si domosdoshmëri që lakorja e infektimit të ulet, mirëpo varësisht sipas vlerësimeve të situatës epidemiologjike, asgjë nuk e përjashton që këto afate mund të zjgeten përmes një vendimi të ri”, tha ai.
Qytetarët obligohen të mbajnë maskën, përveç në rastet kur ngasin automjetin vetëm apo me familjarët e tyre të ngushtë, gjatë vrapit apo ciklizmit apo gjatë ecejeve në zonat jo të banuara dhe me jo më shumë se 4 persona të familjës.
Gjithashtu, të gjithë qyytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të paraqesin testin negative 72 orë, në të kundërten duhet të vetizolohen për 14 ditë. Vendimi thotë se përjashtim bëjnë qytetarët që kanë dalë në 24 orët e fundit.