Një kamarier, duke mbetur anonim, e ka shkruar një letër drejtuar Qeverisë së Kosovës, duke iu ankuar për gjendjen në të cilën ndodhet.
Në letrën drejtuar qeveritarëve, kamarieri i fton të shohin gjendjen e tij para se ta mbyllin vendin.
Letra e plotë e kamarierit pa ndërhyrje:
Leter nga nje puntor kamarier.
Para se ta mbyllni kete popull ne kafaz,eja me pytni si i mbijetova skamjes vitin e kaluar,dhe si po i perballoj borgjet qe jam futur. A me pyte a kisha buk per femij dhe si po i mbaja ata.
Eja me pyt se sa e pagujta nje thes miell dhe sa prita ne rend per ta marr ate. Eja me pyt se ku mora para per te ble ilaqe per nenen e semur?
Eja me pyt se sa te shtrejta ishin ato ne ditet se sa ishim te izoluar.
Eja me pyt si u sherova nga Covidi pa ndihmen e juaj duke paguar qindra euro ilaqe e kontrolla.
Eja me pyt se si obligohem ta paguaj rrymen ujin dhe mbeturinat e tatimin e shtetit? Eja me pyt se sa hyra borgj per te i paguar detyrimet ndaj shtetit deri sa ti me izolon dhe me len pa pune.