Turizmi është duke u shndërruar përditë dhe më shumë në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë Kosovare.
Tashmë në Gjilan nevoja për resorte është kthyer në një domosdoshmëri.
Në qytetin e Gjilanit një resort i tillë elitar është duke marrë jetë, ku sot i’u është bërë hedhja e themelit.
Përmes një postimi në facebook, këngëtari gjilanas Burim Demiri, ka treguar se ka filluar ndërtimi i resortit “ VILLA MAESTRO”.
Postimi i plotë:
RESORT “VILLA MAESTRO”
Të dashur Miq kudo qofshi ju ,së pari uroj që të jeni mirë ju dhe familjet e juaja…sot kam kënaqësinë të ju njoftoj se kemi bërë hedhjen e themelit për Restaurantin tonë…ëndërr e kah motshme e imja dhe familjës time…besoj fuqishëm se do të jetë një vlerë e shtuar për qytetin tonë …
Për shumë vite si pjesë e menaxhmentit në Resort Planet natyrshëm u mishërova me gastronominë dhe të bukurën e të shijshmen në përgjithësi…
Unë do të vazhdoj të jem në krye të menaxhmentit Resort Planet edhe për shumë e shumë vite sepse “ëndërra” sapo ka filluar…
Faleminderit familjes,miqëve,kolegëve në përgjithësi për përkrahjen e vazhdueshme ndërë vite…u pafshim shpejtë në ditë edhe më të mira…