Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se aktualisht në këtë komuna janë 750 raste aktive me koronavirus.
Sipas tij, 100 janë të hospitalizuar në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa pjesa tjetër po trajtohet në shtëpi.
Ai ka thënë se gjendja është ende e renduar për shkak të numrit të madh të rasteve aktive.
“Ka dy tri javë që nuk po zbret numri dhe kjo është shqetësuese. Është rrit numri i të infektuarve për shkak edhe të numrit të madh të testeve. Nëse më herët kanë qenë 500 teste, 250 kanë dalë të infektuar, kurse tashmë numri i testeve është rritur gati në 5000. Nuk është gjendja aq shumë e rëndë që të kthehet në pikën zero, por kështu ka ndodhur për shkak të masave”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se nëse vazhdohet ky ritëm i menaxhimit të pandemisë, vështirësitë do të jenë më të mëdha.