22 vite nga Eksodi i parë i fshatit Përlepnicë
Shkruan:Nderim Ibrahimi
Përlepnica është ndër fshatrat e rralla në Kosovë, ku në mënyrë ultimative ështė urdhëruar nga forcat Militare e paramilitare, dyherë ta lëshoj fshatin!
Më 06.Prill 1999 dhe pasi i gjithë fshati ishte boshatisur në drejtime të panjohura, ata u kthyen prap, ku pastaj më 14.Prill 1999 definitiv u urdhëruan nga po të njejtat forca serbe ta lëshojnë fshatin, duke i drejtuar drejtë Maqedonisë.
Pra, ndodhi spastrimi etnik!
Nga 317 familje, 258 u vendosën në kampet e Maqedonisë të cilat i ngjasonin Holokaustit të Luftës së II.b. Familjet tjera ishin strehuar nëpër vendbanime të anamoravës të cilët nuk ishin kthyer nga dëbimi i parë si në vijim; Gjilan, Kamemicë, Bujanoc, Tërnoc, Miresh, Busavatë, Krilevë, Roganë, Karaçevë, Kranidell etj…
Nga kampet e Maqedonisë (Stankovec dhe Senakoc ku ishin urdhëruar të qëndronin përlepnicasit) 173 familje përlepnicase kishin shfrytëzuar mundësinë e strehimit nėpër vende të ndryshme të botës, si Zvicër, Gjermani, Austri, Suedi, Norvegji, Francë, Turqi, Amerikë, Kanada e në Australi!
Barbarëve të çmendur serb, nuk i mjaftoi spastrimi që i bën Përlepnicës, pas kësaj e dogji gati gjysmën e tij. Simbas të dhënave ishin djegur 123 shtëpi dhe Xhaminë e fshatit poashtu dhe dhjetra objekte përcjellëse. Ato të cilat i kishin shpëtu zjarrit, nuk kishte nga to të cilat nuk ishin vjedhur dhe demoluar! Të njejtin fat kishte Shkolla fillore „Skënderbeu“ e cila ishte vendi ku prodhoi me qindra mësues për ti shpërndarë gjithandej Kosovës. Poashtu edhe Salla e Kulturës kishte datin e njejtë sikur shkolla. Kjo Sallë e cila i shërbeu Komunës së Gjilan si „Codi Secret“ i saj, pasi që këtu mbaheshin të gjitha mbledhjet të nivelit komunal dhe atij nacional. Prandaj ky fshat ishte si „therrë në sy“ për okupatorin shtazarak serbo-sllav!
Dëmet e shkaktuara kalojnë vlerën e dhjetra Milion Markë Gjermane, por fatkeqsisht deri më sot asnjë padi nuk e kemi ngritur kundër shtetit serb, pasi që ato veprime shtazarake ishin të dirigjuara nga aparatura shtetëtore e shtetit serb!
Foto: përkujtimi i eksodit më 2019!
„Dritë mbi të kaluarën, për të mbrojtur të ardhmen nga errësirat e të shkuarës!“