Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një postimi në facebook, ka treguar se sot është mbajtur takimi me Asociacionin e Komunave të Kosovës shkruan Radio Star.
Ismajli ka treguar se në këtë takim është kërkuar që të largohen masat kufizuese dhe të rikthehet liria e plotë e lëvizjes.
Shkrimi i plotë:
Sot në takimin e rradhës së Asociacionit të Komunave të Kosovës kërkuam që të largohen masat kufizuese dhe të rikthehet liria e plotë e lëvizjes.
Të harmonizohen aktivitetet mes nivelit qëndror dhe atij lokal në përcjelljen e respektimit të masave nga operatorët ekonomik që është parakusht i funksionimit dhe respektimit sa më mirë të ligjit Nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.
Po ashtu, kërkuam të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet e qeverisë për furnizim me vaksina, si dhe ajo që mbetet më e rëndësishme është që para secilit vendim të qeverisë të konsultohen edhe kryetarët e komunave, që vendimet të jenë në harmoni me komunat, e jo të jenë vendime at’hoke të cilat më pastaj shkaktojnë probleme të parikoperueshme në raport me qytetarët dhe bizneset./radiostar/