Gjatë ditës së sotme pritet që Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria e Kosovës të marrin vendim lidhur me masat anti-Covid që janë në fuqi aktualisht, shkruan Gazeta Metro.
Që nga data 7 prill e deri më sot në Kosovë ka qenë i mbyllur sektori i gastronomisë, përveç shërbimit “take away” ose merr me vete.
Përveç kësaj, Kosova gjatë këtyre ditëve ka qenë edhe me orë policore nga 22:00 e mbrëmjes deri në ora 05:00 të mëngjesit.
Qendrat tregtare nuk kanë qenë të hapura gjatë këtyre ditëve derisa një pjesë e madhe e bizneseve kanë funksionuar.
Por sektori i gastronomisë dhe hotelerisë janë ankuar vazhdimisht për dëmet që po iu shkaktohen nga kjo situatë dhe nga mbyllja pa mbështetje financiare.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet që të lehtësohen masat. Sipas raportimeve në media, gastronomia do të rikthehet në orarin e vjetër të punës (deri në ora 22:00), dhe madje ka mundësi që ky orar të zgjatet për 30 minuta ose një orë.
Në anën tjetër, nuk është bërë e ditur nëse ora policore do të largohet krejtësisht. Mbetët të shihet sot se cili do të jetë vendimi i qeverisë.