Të plagosurit nga sulmi me thikë në Xhaminë në Rrugën e Kavajës në Tiranë janë të moshave të reja, nga 22 vjeç deri në moshën 35 vjeç.
Policia ka publikuar detaje shtesë nga ngjarja e rëndë e pak minuave më parë duke treguar inicialet e të plagosurve: D. K., rreth 35 vjeç, S. P., rreth 22 vjeç, M. K., rreth 24 vjeç, K. J., rreth 26 vjeç dhe A. T., rreth 23 vjeç. Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, policia ka arrestuar sulmuesin, 34 vjeçarin nga Burreli me emrin Rudolf Nikolli. Sipas mediave, ai është shfaqur agresiv teksa ka hyrë brenda në xhami dhe më pas ka nxjerrë thikën duke goditur personat që ishin brenda. Motive mbeten të paqarta.
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë në lidhje me 5 persona të plagosur ju bëjmë me dije inicialet e tyre: D. K., rreth 35 vjeç, S. P., rreth 22 vjeç, M. K., rreth 24 vjeç, K. J., rreth 26 vjeç dhe A. T., rreth 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.