Të hënën Kuvendi do të mbajë seancë për sigurimin e vaksinave Anti-COVID.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri
Ai ka thënë se kjo është bërë me kërkesë të PDK-së.
“Tashmë kemi një angazhim të BE-së dhe SHBA-së për sigurim të vaksinave, por nuk kemi angazhim nga institucionet. Numri i vdekjeve po rritet e numri i testimeve po bie. Besoj që ky debat që do të bëhet të hënën do t’i kontribuojë sa më shumë situatës. Të vdesin kaq shumë njerëz në ditë është jo normale”, ka thënë ai.
Tahiri ka thënë se spitalet janë të mbushura dhe nuk ka angazhim nga Qeveria.
Ai ka thënë se situata me pandeminë është e rëndë, ku ç’do ditë po vdesin dhjetëra persona dhe se Kosova është vendi i fundit në Evropë sa i përket vaksinimit.
Ndërkaq për letrën e presidentit të SHBA-së Joe Biden lidhur me dialogun, ai ka thënë se nuk beson që SHBA-ja do të kërkojë kompromise të cilat do ta cenojnë funksionalitetin e vendit.