Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 15:00 në rrugën “Isa Bajrami” në Gjilan, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i narkotikëve”, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar: një peshore digjitale, 543.5 gramë heroinë, 82.3 gramë kokainë, dy telefona mobilë, dy kartela dhe një fletore me shënime të ndryshme.
I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.