Oda e Mjekëve të Kosovës në mars kishte paditur ministrinë e Shëndetësisë për mospagesën e shtesave për mbi 400 mjekë, por gjatë së martës u raportua se ishte paditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka sqaruar se është keqinterpretuar deklarata e tyre dhe se padia është ngritur gjatë kohës së ish-ministrit të ministrit Armend Zemaj.
Sejdiu në një intervistë për EO tha se padia është bërë me 3 mars për mospagesën e shtesave e gjitha kjo është bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës.
“Nuk është dezinformat, por është keqinterpretim i qëndrimit tonë dhe deklaratës tonë, sepse është shumë e vërtet që me 3 mars neve i kemi bërë padi ministrisë së Shëndetësisë për mospagesën e shtesave për Covid për mbi 400 mjekë duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe kjo nuk ka të bëjë me Arben Vitinë aspak sepse kemi parë tituj dhe nuk është çështja që tash me mbrojt njërin ministër apo tjetrin, por e vërteta është se për muaj të tërë duke filluar prej janarit ne në vazhdimësi ju kemi drejtuar ish-ministrit Zemaj që çështja e pagesave të mjekëve që punojnë bazuar në vendimin e qeverisë të bëhet në rregull dhe të paguhen borxhet që i kanë një numër i mjekëve, pas dështimit në përgjegjës të këtyre kërkesave atëherë ky grup i mjekëve prej 400 e ka autorizuar odën që të fillojë procedurën gjyqësore për marrjen e këtyre pagesave”.
Sejdiu, tha se edhe pas padisë nuk kanë marr asnjë përgjigje nga ish-ministri Zemaj, derisa tha se me ardhjen e ministrit Vitia kanë kërkuar që të shikohet mundësia që pagesat të verifikohen dhe të bëhen konform vendimit të Qeverisë.
Ai ka shtuar se në rast MSh-ja merr përsipër shqyrtimin e pagesave atëherë Oda e Mjekëve do ta tërheq padinë.
“Ne nuk kemi pasur asnjë përgjigje prej ish-ministrit dhe me ardhjen e ministrit Vitia neve ju kemi drejtuar duke kërkuar që të shikohet mundësia që këto pagesa të verifikohen dhe të bëhem ashtu siç është vendimi i qeverisë dhe që ti ikim procedurave gjyqësore, pra që ministria të mos pësojë për shkak të dëmeve që mund të sjellë kjo padi dhe ne jemi duke pritur një përgjigje dhe nëse Ministria e Shëndetësisë merr përsipër shqyrtimin e këtyre pagesave atëherë Oda e Mjekëve do të tërheq padinë dhe do të konsideron se është përmbushë kërkesa e mjekëve”.
Ai ka folur edhe për përgatitjen e një padie tjetër, por në këtë rast për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), siç ka pohuar Sejdiu kjo padi vjen për shkak të mospagesës së kujdestarisë së 40 mjekëve.
“Në këtë drejtim në përgatitje është edhe padia e dytë për të cilën është informuar edhe MSh-ja, por kjo padi shkon drejt ShSKUK-së dhe organet janë të njoftuara për këtë ku mbi 40 mjekë nuk ju kanë paguar kujdestaritë që kujdestaritë në bazë të ligjit të punës duhet t’i paguar pasi që këta mjekë janë me kërkesë dhe prandaj duhet të paguhen, dhe ne jemi duke pritur prej QKUK-së a do ti paguan këto borxhe nëse jo atëherë do të vazhdojmë me padinë”.
E nga deklaratat e mjekëve të rinj, Sejdiu tha se ju është kërkuar klinikave që mos tu jepen listat e kujdestarive specializantëve.
“Të them të drejtën jo zyrtarisht kemi mësuar disa urdhra që ju kanë thënë njësive këtë rast klinikave që mos të ju jepen listat e kujdestarive specializantëve dhe kjo është shkelje e ligjit edhe më e rëndë dhe këtë ne nuk mund ta vërtetojmë, por këto vetëm janë deklarata që na kanë dhënë mjekët e rinj se në disa klinika ka pasur lista të mshefjes së kujdestarisë dhe si fakte, por ne ato do ti nxjerrim dhe një pjesë të tyre e kanë pru, por nuk kemi ndonjë reflektim të organeve drejtuese të ShSKUK-së”.
“…këta janë 40 mjekë të cilët e kanë autorizuar Odën dhe siç e shihni janë nënshkrimet e tyre”, tha Sejdiu.