Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paraqitur sot disa fakte me të cilat pretendon se drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka bërë shkelje ligjore, duke lidhur kundërligjshëm kontrata, shkruan Gazeta Express.
Kështu ajo ka bërë kërkesë sot tek Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë që të shqyrtojë veprimin e drejtorit Thaçi dhe të vendos për shkarkimin e tij.
Unë si ministre nuk kam të drejtë që ta shkarkojë, por kërkesa do t’i shkojë Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë dhe kur analizohen faktet që do t’i procedohen sot nga Ministria e Drejtësisë bazuar në faktet mund të kërkojë shkarkimin e z. Thaçi dhe ta shkarkojë atë. Në përbërje të këtij Këshilli janë njerëz që nuk i kemi emëruar ne por qeveritë e kaluara”, ka thënë ajo në një konferencë për media.
Haxhiu ka paralajmëruar veprime të tjera edhe në vijim.
“Deri tani kemi identifikuar probleme dhe kemi shfuqizuar disa vendime të paligjshme. Krahas përkushtimit të planit tonë qeverisës ne poashtu do të vazhdojmë me adresimin e shkeljeve që janë bërë në ministrinë e Drejtësisë”, ka thënë Haxhiu. /Express/