Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se të kesh një kontratë në tavolinë për 500 mijë vaksina të mos e nënshkruash, i bie se po vepron me dyshim.
Zemaj tha se të kërkosh ndihmë se si ti sigurosh vaksinat, kjo i bie që ti nuk ke ide, dhe vepron me dyshim “qysh është në logjikën e Vetëvendosjes”.
Në pyetjen se a i ka ardhur keq që Vitia nuk e thirri në takim atë, si ish-ministër, por Bekim Haxhiun, Zemaj tha:
“Nuk kam hatër-mbetje, por kur e ke një kontratë në tavolinë, dhe e ki Pfizerin përballë, edhe po e thirrë dikë hajde tregom si të sigurojmë vaksinat Pfizer, kjo i bjen që ti nuk ke ide, ose veprojnë me dyshim qysh është në logjiken e Vetëvendosjes”, tha Zemaj në Kanal10.
Tutje Zemaj ka lavdëruar Bekim Haxhiun se ka qenë gjithnjë korrekt, dhe ka qenë i angazhuar shumë në ligjin për pandeminë.
“Nëse i sjellë ‘Kamishi’ vaksinat, apo ndihmon për ti sjellë, unë do të jem i pari që do të bëjë kërkesë për dekorim nga Presidentja e Kosovës”, tha Zemaj.