Policia e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut mbrëmë kanë realizuar një kontrollë të përbashkët në kuadër të planit Operativë në parandalim dhe respektim të masave nga Udhëzimi i Qeverisë dhe ligji për masat anticovid-19.Gjatë aktiviteteve në teren janē gjetur parregullsi ku në këto raste janë shqiptuar gjithësejt tetëdhjet e dy tiketa (82) për mos mbajtje të maskës për mosrespektim të orarit të lëvizjes që parasheh kohën nga ora 22:30-05:00 dhe për organizime të ahengjeve të ndryshme.Në komunën e Gjilanit dhe Ranillugut nga inspektorët e AVUK- ut të asistuar nga Policia e Kosovës janë mbyll dy lokale, një “Diskotek”, dhe një lokal nate.Aktivitete të përbashkëta parashihen të realizohen edhe me tutje, në parandalim dhe respektim të masave nga Udhëzimi i Qeverisë dhe ligji për masat anticovid-19.
Mbrëm Policia bashkë me inspektorët mbyllën dy lokale të natës në Gjilan, shqiptuan mbi 80 gjoba për mosrespektim të masave
Ndani këtë artikull