Nga Egzon Kastrati:
Problemet më të cilat përballet Kosova janë të fushave të ndryshme dhe si të tilla kërkojn një angazhim gjithëpërfshirës për t’u japur zgjidhje.Përjashtimet sociale që i kanë përcjell me vite vendet në zhvillim e sidomos Kosovën kanë vënë në pah mosdijen qeverisëse dhe mungesen e vullnetit, përkushtim për të ndërmarr veprime konkrete për t’a përmisuar mirëqenien qytetare. Mospërfshirja e barabartë në arsim, shëndetësi, punësim, institucione ka bërë që Kosova të mos e njeh konceptin e zhvillimit social apo thënë me mirë për kohë të gjatë nuk banon në konceptin qeverisës.
Zhvillimi social është komponentë e rëndësishme e vendeve të moderuara dhe mbi bazën e kësaj Kosova duhet të i kushtoj rëndësi këtij koncepti e mbi të gjitha të merren veprime konkrete në këtë drejtim.
Ndërtimi i një kohëzioni social duke ç’rrënjosur përjashtime është më se i domosdosshëm, duke filluar me ngritjen e kapaciteteve në arsim, rritje e cilësisë së jetesës, rritjen e punësimit, fuqizimin e shëndetësisë, fuqizimin e skemave pensionale, fuqizimin e skemave sociale, rritjen e mirëqënies dhe vetëdijes qytetare janë këto komponente qe e determinojn një zhvlillim social të qëndrueshëm. Ndërtimi i një strategjie efikase kërkon: dije, profesionalizëm, përkushtim në mënyrë që Kosova të bëhët vend prosperues për të rinjët e moshës së mesme dhe moshat e treta pensionistët secili të jetoj dinjitetshëm pa përjashtim.