Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën e së hënës ku do të flitet për gjendjen me pandeminë në Kosovë.
Nga Kuvendi kanë njoftuar se seanca do të vazhdojë prej orës 15:00.
Në rend ditës është është vetëm një pikë “Debat parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës”.
Në seancën e së hënës deputetët e opozitës kanë kritikuar Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë se nuk po dinë të menaxhojnë situatën me pandeminë. /Zëri