Ditë më parë, kreu i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, kishte njoftuar se shumë shpejtë do të deklarohet në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit për kompensimin e mësimit të humbur nga rreth 500 nxënës në pesë shkolla të kësaj komune.
Sot ka njoftuar për mënyrën se si mendon të organizoj mësimin plotësues nëpër shkolla të kësaj komune. Por casja dhe mënyra e tij si e ka pasqyruar organizimin e mësimit nuk u ka pëlaqyer aspak qytetarëve të kësaj komune dhe prindëve të nxënësve. Shumë nga ta kanë reaguar të frustruar.
Mënyra e prezantuar në rrjete sociale nuk dallon aspak nga mënyra paraprake e proklamuar për organizimin e mësimit, e që ishte bërë “mollë sherri” mes Drerjtorisë Komunale të Arsimit si implementuese e reformës, dhe Këshillit të Prindëve të 5 shkollave të kësaj komune, të cilat nuk e kishin përfillur vendimin e kreut të komunës, e qëi për muaj të tërë ka qenë “strumbullar i problemeve dhe mosmarrveshjeve” të shkaktuara në trekëndëshin Drejtori e Arsimit (Komunë) – Shkollë – Këshill i Prindërve, që ka çuar në revoltë të këtyre të fundt, e të cilët rrjedhimisht për shumë muaj kanë vendosur të mos i lejojnë fëmijët e tyre të vijojnë mësimin.
Sot Kastrati është deklaruar se “do të përfillë” vendimin e MASHTI-t, por nuk ka ndërruar asgjë nga qasja paraprake. Kjo ka nxitë reagime të shumëta të prindërve e qytetarëve të kësaj komune.
Pjesë integrale e postimit të plotë të kreut të Kamenicës, Qëndron Kastratit
Duke marrë për bazë këtë që u tha më lartë, në mbështetje të plotë me kompetencat e komunave të përcaktuara nga ligjet e Kosovës, Komuna shpreh gatishmëri për zbatimin e vendimit të ministrisë. Andaj Komuna në rast të marrjes së mbështetjes financiare për zbatimin e këtij vendimi nga ana e Ministrisë, do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të mbajtur orë plotësuese për nxënësit e lartcekur në këto shkolla:
Për nxënësit e fshatit Busavatë – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën Fan S. Noli në Kamenicë;
Për nxënësit e fshatit Karaçevë e Poshtme – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në organizohet në Shkollën Avni Rrustemi në Karaçevë të Epërme,
Për nxënësit e fshatit Petrit – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën Rexhep Mala në fshatin Topanicë,
Për nxënësit e fshatit Shipashnicë e Poshtme – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën “Sadri Misini” në Shipashnicë të Epërme, dhe
Për nxënësit e fshatit Kopernicë – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën Skendërbeu në Hogosht.