Duke filluar nga data 5 maj të dënuarit në Kosovë mund të presin vizita familjare.
Në një njoftim të bërë të ditur nga (SHKK), Shërbimi Korrektues i Kosovës, theksohet se çdo i dënuar do të ketë mundësi të ketë në takim dy të rritur dhe tri fëmijë.
Gjithashtu sqarohet se gjatë vizitës familjarët duhet të respektojnë masat anti-Covid, përkatësisht distancën sociale, mbajtjen e maskës si edhe dezinfektimin e duarve.
Ndërkohë duke filluar nga 10 maji do të fillojë edhe lejimi i pushimit në fundjave për të dënuarit të cilët plotësojnë kushtet ligjore, ndërsa komunikohet se pas kthimit do të duhet të kryejnë karantinë 7 ditore.
Njoftimi i plotë:
Njoftim nga SHKK
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 05 maj 2021, secili i burgosur do të ketë mundësi të pranoi në vizitë dy vizitorë të rritur dhe tre fëmijë.
Familjarët gjatë vizitës së tyre janë të obliguar të respektojnë masat anti-covid, (distancën sociale, vendosjen e maskës dhe dezinfektimin e duarve).
Ndërsa, nga data 10 maj 2021, do të filloi lejimin e vikendeve për të dënuarit të cilët plotësojnë kushtet ligjore për shfrytëzimin e vikendit në shtëpi.
Pas kthimit nga vikendi, të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës së karantinimit në periudhë kohore prej së paku 7 ditësh.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.