Ndodhet pranë pensionimit, por pasioni dhe energjia e tij vazhdon të jetë po ajo e njejta nga dita e parë që kur u kyç në botën e sportit. Është ky Abdulla Syla, një punëtor i dalluar i komunitetit futbollistik dhe jo vetëm në komunën e Gjilanit, i cili falë përkushtimit dhe profesionalizmit në karrierën e tij ka bërë për vete zemrat e shumë kujt, shkruan Radio “Star”.
Xha Dulla, ashtu siç e njohin të gjithë ishte për shumë vite sekretar në Klubin Futbollistik “Gjilani”, teksa më pas në zyrtar i këtij klubi dhe stadiumit të qytetit në Gjilan.
Ai gjithashtu ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan, në kohërat më të vështira, ashtu siç ka organizuar ndeshje në kohën e okupimit, nga livadhet e Malishevës, e deri tek ndeshjet në stadiumin e qytetit.
Mikëpritja e tij me buzëqeshjen e ëmbël ka fascionuar shumë anëtarë të këtij komuniteti, sapo kanë shkelur këmbën në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Shumë gjenerata ka kaluar në karierrën e tij sportive, duke nisur nga drejtues klubesh, futbollistë, e trajnerë.
Tashmë Xha Dulla merret me mirëmbajtjen e stadiumit të qytetit në Gjilan dhe është njëri nga ‘ekspertët’ më të mirë në këtë zeje, teksa është ftuar disa herë në stadiumet tjera kosovare për t’ua dhënë këshillat e tij për mirëmbajtjen e terrenit.
Kur tashmë i ka mbetur edhe pak kohë deri në pensionim, “Dulla” vazhdon të mbetet një figure e çmuar e komunitetit sportive në vend dhe meriton rrespekt dhe mirënjohje të veçantë.
Nëse vitet janë numra dhe mund të harrohen, veprat e tij asnjëherë jo, ndaj komuniteti sportiv në komunën e Gjilanit është me fat që ka një personalitet të tillë.
/Radio Star/