Brenda një dite gjenden pesë mjete shpërthyese në Gjilan, Skënderaj e Klinë
Një person nga fshati Velekincë i Gjilanit ka raportuar në polici se tek ura e Moravës ka hasur në dy mjete të pashpërthyera që dyshohet se janë granata dore.
Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur të hënën, rreth orës 11:40.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet se njësitet policore e kanë siguruar vendin, ndërsa njësitet e FSK-së dhe KFOR-it për deminim i kanë tërhequr mjetet e dyshimta për t’i dërguar në një vend të sigurt për asgjësim.
Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Kllodernie të Skënderajt, ku një qytetar ka informuar se derisa ka qenë duke punuar në arën e tij, rreth 100 metra larg shtëpisë së tij kishte hasë në dy granata dore.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet se njësiti policor e ka bërë sigurimin e atyre mjeteve, kurse njësitet e deminimit të KFOR-it dhe FSK-së i kanë tërhequr dhe marr me vete mjetet shpërthyese.
Ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 15:00.
Një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Gllarevë të Klinës, ku një person ka raportuar se gjatë punimeve në një kanal ka hasur një një mjet të pashpërthyer.
Gazeta Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 10:15.
Siç merr vesh gazeta, njësit policor e kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim e kanë tërhequr mjetin e dyshuar pët ta dërguar në një vend më të sigurt për asgjësim.