Një 22 vjeçar kosovar që jeton në Strasburg të Francës është arrestuar pasi kishte vjedhur 80 mijë euro nga kompania ku punonte.
Sipas mediave franceze i riu kosovar punonte në një kompani të duhanit në Francë, dhe me paratë që ka vjedhur i ka blerë babait të tij në Kosovë shtëpi dhe veturë.
BE-ja, Izraelit: Ndalini urgjentisht ndërtimet ilegale, s’njohim ndryshim kufijsh në Jerusalem
22 vjeçari fillimisht kishte nisur punën si praktikant, para se të punësohej me kontratë. Për tri vjet me radhë, i riu që dyshohet të jetë nga Kosova, ka vjedhur mbi 80,000 euro pa dijeninë e shefit të tij. Vjedhjen e ka bërë përmes arkës së parave të gatshme, duke bërë më pas rimbursime false.
Pas intervistimit nga prokurori djali dhe babai, të cilët u ndaluan për mashtrim dhe pastrim parash, pranuan veprën penale.