Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe kanë votuar sot pro propozimit që shteti t’i ndajë mbi 10 milionë euro për t’ua paguar rrymën serbëve në veri të Kosovës.
Miratimi i këtij propozimi është kritikuar nga opozita.
Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka kritikuar Qeverinë për ndarjen e rreth 11 milionë eurove për energji në veri, duke thënë se ende asnjë euro nuk është shpenzuar për t’i vaksinuar qytetarët.
Ai ka shkruar se derisa shëndeti i qytetarëve po varet në donacionet e organizatave, qeveria sot ndau 11 milionë euro për rrymën në veri, gjë që dikur sipas tij, e kanë quajtur hajni.
“Ende asnjë euro s’kanë shpenzuar për t’i vaksinuar qytetarët, duke e varur shëndetin e 2 milion njerëzve në donacionet e organizatave. Sot, veç vet, i ndanë 11 milion euro për rrymën në veri. Dikur, këtë e quanin hajni. Sot, po e quajnë patriotizëm”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.