Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Bajram Hasani, përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka bërë të ditur viziten e Ramush Haradinaj në Gjilan.
Sot për vizitë në degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, patëm kryetarin Ramush Hardinaj.
Dega e Gjilanit është duke kaluar në një process zgjedhor. Bashkë me aktivistët tanë të mrekullueshëm dhe me mbështetjen e parezervë ndaj degës sonë prej kryetarit Haradinaj, AAK do të jetë edhe më e fortë sepse i nevojitet qytetarit të Gjilanit e Kosovës.
Ishte kënaqësi që bashkë me kryetarin Haradinaj, deputeten Albana Bytyqi e shumë aktivistë biseduam për rritjen dhe forcimin e sturukturave tona në këtë qytet.
Gjilani ia din për nder Haradinajt mbështetjen e vazhdueshme gjatë kohës sa ishte kryeministër.