Sot në Veri të Kosovës u sulmuan disa atletë kosovarë të “Kosova Mountain Club”.
Në lidhje me këtë rast, Indeksonline kontaktoi më Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për komunat Veriore, Bane Radovic.
“Rasti është raportuar në ora 10:18 nga A.F(1983) udhëheqësi i alpinistëve. 2 persona me armë(pushkë automatike) qëlluan në shumë drejtime dhe drejt ajrit. Patrullat janë në teren dhe po vazhdojnë hetimet. Asnjë nga alpinistët nuk është lënduar. Për arsye të sigurisë ata janë tërhequr nga Zubin Potoku në Mitrovicë”, tha ai.
Indeksonline raportoi se 2 persona me veshje të ushtarëve kishin gjuajtur me armë zjarrin dhe afro 30 metrave ishin afër alpinistëve.