3 anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë vdekur derisa ishin në pushime në zonën e Gjirit të Lalzit shkruan Radio Star.
Nëna djali dhe nusja, dyshohet se kanë vdekur pas konsumimit të kërpudhave.
Ndërsa, familjarët e tyre po akuzojnë mjekët të cilët sipas tyre kanë neglizhuar gjendjen e familjarëve të tyre. Ndërsa, po dyshojnë që familjarët e tyre mund të mos kenë ndodhur për shkak të konsumimit të kërpudhave.
Janë përcjellur për në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani, të cilët dyshohen se janë helmuar nga konsumimi i kërpudhave.
Tre anëtarët e familjes Haliti janë varrosur sot në varrezat e qytetit në Gjilan të pranishëm ishin shumë qytetarë që i dhanë lamtumirën e fundit./RadioStar/