Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Kosova ka pranuar kontigjentin e dytë nga aleanca COVAX dhe vaksinimi do të vazhdojë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit.
Në pritje të vaksinave ishin prezent Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, përfaqësuesit e shteteve të kuintit, Ambasadorja e Ambassade de France au Kosovo – French Embassy in Kosovo znj. Marie-Christine Butel, Ambasadori i British Embassy Pristina z. Nicholas Abbot, Ambasadori i German Embassy Pristina z. Joern Rohde dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare si drejtoresha e misionit nga USAID Kosovo Lisa Magno, shefi i zyrës së European Union Kosovo në Kosovë z. Tomáš Szunyog, kordinatorja për zhvillim në United Nations Development Programme – UNDP znj. Ulrika Richardson dhe shefi i zyrës nga Unicef Kosovo Programme z. Murat Sahin.
Në emër të Republikës së Kosovës ministri Arben Vitia shprehu falënderimet e tij për solidarizimin që po bëhet përmes donacioneve, ndërsa përfaqësuesit diplomatikë dhe ata të organizatave ndërkombëtare në Kosovë ritheksuan se do të vazhdojnë ta ndihmojnë Republikën e Kosovës në këtë luftë të përbashkët.
Vaksinimi po vazhdon në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, me prioritet personat e regjistruar në platformën e-Kosova, fillimisht me komunat e Rajonit të Prishtinës për të vazhduar me komunat e tjera pastaj sipas orarit.