Mesazhi i urimit të Lutfi Hazirit për Fitër Bajramin
Gjilan, 12 maj 2021 – Në vigjilje të Fitër Bajramit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar Këshillin e Bashkësisë Islame dhe të gjithë besimtarët myslimanë. Në këtë mesazh të Hazirit, thuhet:
“Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit,
Të nderuar bashkatdhetarë kudo që jeni, në Europë, Amerikë e në botë,
I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu,
Të nderuar imamë të xhamive të komunës sonë,
Më lejoni që t’ju urojë festën e Fitër Bajramit me lutjen që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin, sakrificën dhe mundin tuaj, duke u bërë shembull i solodaritetit me të uriturit, të varfërit dhe ata që sfidohen në jetë.
Është obligim dhe zotim i këtij muaji që po e mbyllim që lutjet dhe solidariteti të vazhdojë për çdo familje.
Ne e kemi për obligim qytetar e njerëzor ndaj vetës, familjes dhe ndaj Zotit, që çdokujt t’i ofrojmë sofër të bollshme, mundësi pune e jete të barabart për të gjithë.
Urime Fitër Bajramin!”, thuhet në mesazhin e urimit.