Në ditën e Fitër Bajramit ndahen nga jeta dy të rinj të moshes 20 dhe 25 vjeçare shkruan 06 Press.
Në Mëngjesin e së Enjtes u raportua se i riu 20 vjeçar nga Berivojca e Kamenicës Yll Islami ndërroi jetë. Ylli ka qenë pa vetëdije në spital që nga dita e Dielë.
Ndërsa në orët e pasdites ka ndërruar jetë edhe i riu nga fshati Dobërçan i Gjilanit Rexhep Arifi në moshen 25 vjeçare. Rexhepi ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë për të cilin ishin mbledhur edhe të holla për tu shëruar por ai nuk arriti ta mposhtë atë shkruan 06 Press.
Ngushëllime familjes Islami dhe familjes Arifi!