Mërgimtarët që erdhën në Kosovë për festën e Fitër-Bajramit, tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e tyre ku punojnë dhe jetojnë.
Në pikën kufitare në Merdarë janë krijuar kolona deri në 300 metra.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritet për dalje në Merdarë janë rreth 60 minuta.
Fluks i madh i mërgimtarëve u shënua edhe në aeroportin e Prishtinës, ku për 13 ditë të majit në Kosovë mbërritën 22 mijë e 500 udhëtarë.