Çështja e stadiumit të Gjilanit, ka qenë njëra nga çështjet për të cilat jam interesuar qysh nga fillimi i kësaj legjislature të dytë.
Pos që ka qenë interesim i imi, në të njejtën kohë ka qenë edhe kërkesë e tifozëve të të dyja klubeve në Gjilan, por edhe e të gjithë qytetarëve.
Interesimit tim, që në të njejtën kohë përfaqëson interesimin e secilit qytetarë të Gjilanit, i është përgjigjur ministri i Kulturës Hajrullah Ceku, ditë më parë.
Stadiumi i Gjilanit, është njëri nga projektet që po trajtohet me prioritet dhe ai pritet të përfundojë në vitin 2022. Ndër tjerash, kemi parë që ka filluar edhe intensifikimi i punimeve, në mënyrë që të përfundohet brenda afatit kohor të paraparë.
Mos të harrojmë që ky projekt është zvarritur qysh nga nëntori i vitit 2017. Nga ish-ministrja e qeverisë së kaluar ilegale, u patë thënë që do të finalizohet në 2023.
Por, fatmirësisht ky projekt ka hyrë në agjendë dhe vitin që vjen urojm që derbi më i zjarrtë në Kosovë, i klubeve më të mira të futbollit “Gjilani” dhe “Drita” të zhvillohet në stadiumin e ri dhe mëse të merituar.
Në STADIUMIN e GJILANIT