Në kuadër të kompleksit Vali Ranch, është bërë hapja e Steak House, duke shtuar edhe më tepër kapacitetet e këtij gjiganti hotelier e turistik.
Në solemnitetin e organizuar për këtë qëllim Arta Nuhiu, drejtoreshë e resortit, ka thënë se kjo është pika më e re e këtij kompleksi dhe ka rikujtuar se Vali Ranch ishte hapur në vitin 2006 që fillimisht posedonte vetëm ranchin me kuaj, fillimisht me kapacitete të vogla, kurse sot është shndërruar në një miniqytezë që ofron shumë atraksione.
“Gjithmonë kemi synuar majet për të sjellë inovacion dhe ide të reja në ambientin turistik shqiptar, Vali Ranch ka arritur të jetë vend i preferuar për të gjithë”, ka thënë Nuhiu, që ka falënderuar stafin për punën dhe angazhimin si dhe për pronarët zonjën Sara dhe Fehmi Fetahun.
Ka folur edhe menaxheri gjeneral Qazim Lecaj, që ka thënë se janë shumë krenarë me punën kolektive që kanë bërë.