Komuna e Kamenicës, në kuadër të reformave në arsim që po bën, po mbyll disa shkolla.
Po ashtu, janë publikuar disa pamje nga protesta e banorëve të fshatit.
Në një foto shihet se si një qytetar ka hyrë ndër veturë të komunës dhe po tenton ta ndaloj atë.
Banorët e Shipashnicës së Poshtme, bllokojnë një veturë të Komunës për të hyre në oborrin e shkollës.
Policia para disa çasteve ka përdorur spreij, në mesin e të prekurve nga spreji ka edhe fëmijë të cilët janë trannsferuar me ambulancë për trajtim dhe situata ende mbetet e tensionuar.
Sipas situatës, logjikisht i bie që këtu duhet të intervenoje niveli qendrorë për të qetësuar situaten. Banoret nuk po lejojnë hyrjen e veturës së komunës.
Reformat e kryetarit Qëndron Kastrati nuk janë pritur mirë as nga Qeveria e re e as nga qytetarët.